Në diagnostikimin e alergjisë, është e rëndësishme të dihet rreth sensibilizimeve ekzistuese primare apo reaksioneve të kryqëzuara kur merrni vendimin për të nisur një terapi të caktuar. Veçanërisht nëse jeni nën Imunoterapi specifike (ITS), vlerësimi laboratorik i përbërësve të caktuar është shumë i rëndësishëm për të patur një tyerapi të suksesshme . Megjithëatë edhe nëse vëreni shqetësime gjatë konsumimit të ushqimeve të caktuara ose kontaktit me elementë të ndryshëm, ju sugjerohet të kryeni panelet e Alergjisë. Për këtë qëllim, ne ofrojmë diagnostifikim gjithëpërfshirës laboratorik për sëmundjet alergjike, nga mbështetja e diagnozës deri te vendosja e indikacionit për terapi.