Në një sens, laboratori i automatizuar përfaqëson gjithë esencën e Laboratorit Dr. Limbach. Këtu, shumica e mostrave regjistrohen, shpërndahen, analizohen dhe ruhen thuajse plotësisht automatikisht. Teknologjia jonë plotësisht e automatizuar, në Europën Lindore apo Qendrore ndoshta vetëm 2 të tilla, ndërsa në Ballkan me siguri e vetmja, e gjeneratës më të re të analizatorëve siguron një përpunim të shpejtë, të besueshëm dhe të ripërsëritshëm të një numri të madh të parametrave. Përveç kësaj, shpërndarja plotësisht automatike dhe barkodimi që gjenerohet automatikisht nga sistemi ynë i informacionit (LIS), e bëjnë praktikisht të pamundur përzierjen apo ngatërrimin e mostrave.
Mostrat analizohen në aparaturat tona të automatizuara. Spektri i analitëve përfshin parametrat klasikë të kimisë klinike duke përfshirë edhe p.sh. hormonet, markuesit tumoralë , si dhe disa parametra nga serologjia infektive e imunologjia. Automatizimi i gjerë në laboratorin tonë lehtëson skuadrën tonë të mjekëve dhe teknikëve duke iu krijuar atyre hapësirë që t’i përkushtohen edhe detyrave më komplekse si sigurimi, dokumentimi dhe implementimi i standaredeve e kontrollit të cilësisë.