Loading...

Higjienë

Specialistët e laboratorëve Limbach ofrojnë këshilla gjithëpërfshirëse  për të gjitha çështjet e higjienës. Ekspertët tanë kanë njohuri  të specializuara  për të përballuar kërkesat gjithnjë e më komplekse të higjienës në ambientet tuaja. Ne i këshillojmë spitalet duke nisur  që nga kujdesi bazë në atë maksimal, si dhe qendrat e operimit ambulator, dializat dhe klinikat e rehabilitimit në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet e higjienës – për sigurinë e pacientëve tuaj dhe për procese efikase në institucionin tuaj. Më shumë se 25 specialistë të Higjienës ndodhen vetëm në laboratorët Dr.Limbach në Gjermani, përpos disa laboratorëve specifikë të specializuar për këtë çështje. Auditimi dhe vlerësimi i Higjienës është një shërbim inovativ që edhe Laboratori Dr. Limbach në Shqipëri e ofron.

Informacione dhe udhëzime mbi temën e higjienës së ambienteve spitalore mund të gjenden edhe në faqen e internetit të Institutit të Shëndetit Publik.

Auditimi i higjienës

  • Pasqyrë gjithëpërfshirëse e situatës higjienike e zhvilluar posaçërisht për objektet mjekësore
  • Identifikimi i përparësive dhe mundësive për optimizim të mëtejshëm, përfshirë përcaktimin e kërkesave të higjienës personale
  • Si masë individuale ose me kontratë për vlerësimin e higjienës

Menaxhimi i higjienës

  • Këshilla personale për institucionin tuaj nga specialistët tanë me përvojë
  • Pajtueshmëria me kërkesat ligjore për mirëmbajtjen e higjienës sipas Institutit të Shëndet-it Publik
  • Zbatimi rigoroz i masave të specifikuara
  • Koha e shkurtër e përgjigjes për emergjencat falë lidhjes me ekspertët tanë në të gjithë Gjermaninë

Mehr als Labor

error: Kontenti është i mbrojtur!
×