Loading...

Mikrobiologji

Fusha e mikrobiologjisë përfshin zbulimin e patogjenëve të transmetueshëm, identifikimin e tyre dhe përcaktimin e rezistencës. Kjo përfshin kultivimin e baktereve dhe kërpudhave (kultivimi dhe izolimi në terrenet e kulturës), proceset imunologjike , proceset biokimike dhe metodat e zbulimit fizik (p.sh. mass-spektrometri).

Ne përpunojmë një numër të madh të materialeve të ndryshëm të mostrës çdo ditë, të tilla si kulturat e gjakut, likuoreve cerebrospinale, punksioneve, tamponë të ndryshëm, materialeve nga rrugët e frymëmarrjes, feçeve dhe urinës. Ju mund të gjeni informacione më të hollësishme mbi materialet individuale më poshtë.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet identifikimit të shpejtë të patogjenit dhe testimit të rezistencës antimikrobiale, pasi kjo është mënyra e vetme për të përzgjedhur shpejtë Antibiotikun bazuar në antibiogramë dhe kështu mund të përshtasim një terapi individuale për këdo.

Përveç kultivimit të baktereve, përdoren edhe metoda biologjike molekulare të tilla si  Polymerase-Chain-Reaction. Në laboratorët Dr.Limbach nuk përdoren kurrë teste të shpejta për identifikim të patogjenëve pasi falls pozitiviteti e negativiteti i tyre është shumë i lartë dhe ne kërkojmë gjithnjë më të mirën.

Shërbimet bazë që ne ofrojmë:

  • Diagnostifikim me cilësi të lartë në të gjithë spektrin e mikrobiologjisë
  • Diagnostifikimi dhe tipizimi i patogjenëve shumë rezistentë me këshillim individual
  • Diagnostifikimi i plotë mikologjik, përfshirë konsultën
  • Virologjia speciale dhe testimi i gjerë serologjik
  • Infeksionet gjatë shtatzënisë
  • Udhëtimi dhe sëmundjet tropikale, sëmundjet zoonotike, sëmundjet parazitare etj
  • Testimi i rezistencës ndaj HIV dhe HBV
  • Infeksionet e lidhura me implantet dhe protezat ortopedike
  • Testimi i mikrobiomës përfshirë interpretimin e rezultateve

Mehr als Labor

error: Kontenti është i mbrojtur!
×