Loading...

Shumë zhurmë dhe pak ndërgjegjësim

Alopecia areata është një sëmundje me origjinë autoimune, e cila shkakton rënie flokësh në zona specifike, kryesisht në skalpin e kokës.

2% e popullsisë botërore vuan nga alopecia dhe pikërisht u desh një shaka pa kripë e thënë në eventin më prestigjoz të kinematografisë Oscars 2022 që vemendja e rrjetit të fokusohej pikërisht te kjo sëmundje dhe impakti emocional dhe psikologjik që ka te personat e prekur.

Organizmi i personave me alopeci formon antiturpa që sulmojnë rrënjën e qimeve të flokut. Arsyeja pse kjo ndodh ende nuk është zbuluar, por shkenctarët hipoetizojnë se përgjigjia gjendet në gjenet tona .

Paraqitja klinike e sëmundjes

Mund të preki çdo moshë, por kryesisht referohet se prek moshat e vogla dhe adoleshentët. Nis papritur dhe ka një ecuri unike për çdo person që vuan prej saj, në disa raste ka rënie flokësh në sasi të vogël në pak zona dhe ndonjëherë ka rënie masive. Imazhi i alopecisë mund t’i atribohet një gruaje me flokë të rënë, por realiteti është se kjo sëmundje nuk kursen as burrat dhe as zona të tjera të trupit si mjekra, vetullat apo ekstremitetet.  Disa persona referojnë rritje normale të flokëve disa kohë më pas dhe në raste të tjera ka humbje të parikthyeshme. Risku është më i lartë te personat që kanë pasur ose kanë një familjar me alopeci.

Si vendoset diagnoza?

Diagnoza e alopecisë vendoset me një konsultë me dermatologun i cili me dermatoskop studion skalpin e kokës dhe nga një listë me analiza laboratorike që do t’ju kërkojë të kryeni si:

  • gjaku komplet,
  • eritrosedimenti,
  • ferritinemia
    me synim monitorimin e anemisë dhe inflamacionit,
  • TSH,
  • FT3,
  • FT4
  • anti-TPO e anti-TG
    për të vlerësuar funksionin e gjendrës tiroidiene,
  •  FSH,
  • LH,
  • Prolaktina (PRL),
  • Estrogjen,
  • Progesterone,
  • SHBG
    për të diagnostikuar një disbalancë hormonale,
  • Vitaminat si Vitamina D e Vitamina B12
  • Sheqeri esëll ashtu dhe niveli i insulinës në gjak.

Mjeku gjithashtu shikon në mikroskop rrënjën e qimes dhe mund të kërkojë një biopsi skalpi.

A mund të kurohet?

Fatkeqësisht nuk ekziston një kurë për alopecinë. Trajtimi i alopecisë ka një protokoll të mirënjohur nga dermatologët. Nëse pacienti është me i vogël sesa 10 vjeç i rekomandohet minoxidil 5% dhe një kortikosteroid topikal. Minoxidili është një medikament që promovon rritjen e flokëve dhe ka pak efekte anësore, prandaj konsiderohet ideal jo vetëm për të rriturit, por sidomos për fëmijët. Për pacientët mbi 10 vjeç përqasja e trajtimit bazohet mbi përhapjen e alopecisë në skalp: nëse është prekur më pak se 50% e skalpit, mjeku përshkruan në recetë kortikosteroid intralezional dhe topikal të shoqëruar me minoxidil 5%. Në rastet me prekje mbi 50% të skalpit trajtimi bazohet në imunoterapi topikale me acid squarik dibutilester (SADBE) ose difenciprone (DPCP).

Gjithsesi një lajm i mire vjen nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku një trajtim i ri ka kaluar fazën e tretë klinike me aprovimin e FDA-së (Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave).

Çfarë të bëj?

Shumë gra sot, si Jade Smith, aktore si Viola Davis, Keira Knightley, modele si Naomi Campbell, Tyra Banks apo kongresmene si Ayanna Pressly dhe burra si aktori i famshëm për rolin e tij të Superman: Christopher Reeve janë treguesi se alopecia nuk përzgjedh dhe se kontrolli i rregullt te mjeku, kryerja periodike e analizave laboratorike, marrja e medikamenteve të duhura dhe një dozë e mirë dashurie për veten është receta ideale e rekomanduar për alopecinë. Për më tepër informacion në lidhje me këto teste, apo  teste të tjera, mos hezitoni të na kontaktoni në:
info@labor-limbach.al apo në  tel. : +355 4 452 2000 .