Loading...

Informacione për pacientin

Mostrat e mundshme të urinës: e çastit, urinës së parë të mëngjesit, urinës së dytë të mëngjesit, së porcionit të mesëm ose e urinës së 24 orëve.

Llojet e mostrave të urinës Kur duhet marrë mostra?
Urinë e çastit Marrja e mostrës bëhet në çdo kohë.
Urina e parë e mëngjesit Duhet të merret urina e parë e mëngjesit.
Urina e porcionit të mesëm Ideale do të ishte marrja e porcionit të mesëm të urinës (porcioni i parë derdhet në tualet dhe porcioni i dytë në kontenitor) në urinën e parë të mëngjesit. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet të pritet pak më gjatë deri në zbrazjen e rradhës së fshikëzës që mostra të jetë më përfaqësuese.
Urina 24-orëshe Urina e grumbulluar mblidhet gjatë 24 orëve duke filluar me urinën e dytë të mëngjesit. Më pas mblidhni të gjithë urinën tuaj për 24 orë – duke përfshirë edhe atë gjatë natës – në enën e posatshme që e gjeni në laborator, duke përfshirë edhe urinimin e parë të mëngjesit të së nesërmes.

Udhëzimet:

  1. Preferohet urina e parë e mëngjesit.
  2. Lani duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.
  3. Fillimisht lahet zona intime me ujë të bollshëm dhe thahet me peshqir të pastër.
  4. Mblidhet në një kontenitor, porcioni i mesëm i urinës (porcioni i parë i urinës, derdhet në tualet, vazhdohet urinimi në kontenitor deri sa të mblidhen 10-20mL).
  5. Nëse do të vonohet dërgesa e urinës në laborator, të ruhet në temperaturë të freskët (2-8°C).

 

Kujdes!
Sigurohuni që të shmangni kontaminimin e mundshëm nga bakteret e duarve apo zonës intime. Në rast se keni përdorur antibiotikë/antimykotikë, kjo gjë mund të sjellë një rezultat fals negativ. Konsultohuni me sekretarinë, mjekët tanë për më tepër.

 

Sistemi i marrjes së gjakut në Laboratorin Dr. Limbach Albania:

Në Laboratorin Dr. Limbach në  Tiranë jemi të vetmit që përdorim sistemin Sarstedt të marrjes së gjakut. Sipas studimit të Lippi et al (Clin Biochem 46: 561-564, 2013), falë teknologjisë së kombinuar vakum dhe aspirim (rrjedhja e gjakut është më e ngadaltë), për rrjedhojë shanset për të patur një mostër të hemolizuar me sisitemin Sarstedt janë <2%, ndërkohë sistemet e tjera gati~30%. 

Sistemi i marrjes së gjakut: Sarstedt

Mostrat e mundshme të gjakut janë: gjak total, serum dhe plazmë.

  • Gjaku total përmban të gjithë përbërësit likid dhe qelizorë (Eritrocitet, Leukocitet, Trombocitet) të gjakut. Pas centrifugimit të gjakut total, do të ndahet masa qelizore nga “supernatanti” likid. Nëse gjaku total përzihet me antikoagulantë, ai nuk koagulohet dhe pas centrifugimit formohet plazma.
    Gjaku total përdoret në testet e gjakut komplet, mikroskopisë së gjakut periferik, testeve gjenetike, elektroforezës së Hemoglobinës etj.
  • Plazma përmban të gjithë faktorët e koagulimit dhe fibrinolizës në formën e tyre aktive.
    Plazma mund të përdoret për matjen e parametrave të koagulimit, disa hormoneve si ACTH etj.
  • Serumi përftohet pas centrifugimit, pasi të ketë ndodhur tashmë koagulimi (nuk ka shtim të antikoagulantëve).
    Serumi përdoret për matjen e pjesës më të madhe të parametrave laboratorikë, përfshirë kiminë klinike, hormonet, serologjinë infektive etj.

Rradha e marrjes së gjakut:

Kulturat e gjakut

Na-Citrat
Serum-Gel
k3-EDTA

 

Përgatitja për analizat që kërkojnë një gjendje esëll:

    1. Nuk duhet të konsumohen ushqime/pije kalorike për të paktën 8-12 orë.
    2. Duhet siguruar hidratimi me me ujë mineral ( evitohet qumështin, kafen, çajin dhe çdo likid tjetër) para marrjes së gjakut.
    3. Të merren mjekimet përkatëse sipas rekomandimit të mjekut.
Kujdes!
Esëll duhen kryer testet si glukoza esëll insulinemia apo profili i yndyrnave.

Sistemet e marrjes për mostrat e feçeve:

Pranë laboratorit mund të merrni në çdo kohë kontenitorët e nevojshëm për të marrë mostrat e feçeve.

1. Shënoni emrin, datëlindjen tuaj dhe datën e marrjes së mostrës. 2. Sigurohuni që të merrni material në zona të ndryshme të feçes. Ju lutem sigurohuni të shmangni kontaminimin me ujin e tualetit dhe detergjentët e pranishëm në të.
3. Mbusheni me feçe kontenitorin deri në çerekun e tij, mbylleni kapakun mirë. 4. Ju lutem silleni sa më shpejtë mostrën për t’u analizuar, në të kundërt ruajeni në temperaturë të. Freskët 2-8oC.

Rekomandimet e marrjes së mostrës:

Marrja e mostrës së feçes për parazit Scotch Test (pdf)

Kujdes!

Sigurohuni që të shmangni kontaminimin e mundshëm nga bakteret e duarve apo zonës intime/ anale. Në rast se keni përdorur antibiotikë/antimykotikë, kjo gjë mund të sjellë një rezultat fals negativ. Konsultohuni me sekretarinë, mjekët tanë për më tepër.

Llojet e mostrave uro-genitale

Në varësi të lokalizimit të infeksionit gjenital, te meshkujt kryesisht preferohet të ekzaminohen sekrecionet uretrale, mundësisht edhe sekrecionet e prostatës ose ejakulati. Tek femrat krahas sekrecioneve uretrale, mund të merren edhe sekrecione vaginale ose cervikale (nga qafa e mitrës).

Sistemet e grumbullimit të mostrave nga zona urogjenitale

Për marrjen e mostrave duhet të përdoret një tampon uretral ose vaginal. Për ejakulatet ose sekrecionet e prostatës, përdoren tuba sterile pa aditivë të shtuar. Për të mbledhur sekrecionet uretrale tek meshkujt, rekomandohet përdorimi i një tamponi të veçantë të hollë. Këto tampona mund t’i gjeni pranë laboratorit tonë.

Udhëzimet e marrjes së mostrës së sekrecioneve vaginale/ uretrale:

Sekrecionet vaginale

  1. Lani duart përpara se të filloni.
  2. Hap me kujdes tamponin e marrë në laborator. Sigurohu që ai të mos jetë i hapur më parë.
  3. Shtrihuni ose qëndroni në një pozicion të rehatshëm për ju.
  4. Hapni me kujdes buzët e jashtme të vaginës dhe vendoseni tamponin brenda në vaginë rreth 5 cm thellë. Rrotullojeni atë në muret e vaginës për 10-15 sekonda.
  5. Sigurohuni që tamponi të mos prekë lëkurën.
  6. Të sillet mostra brenda 1 ore në laborator.

Sekrecionet uretrale

  1. Lani duart përpara se të filloni.
  2. Hap me kujdes tamponin e marrë në laborator. Sigurohu që ai të mos jetë i hapur më parë.
  3. Qëndroni në një pozicion të rehatshëm për ju.
  4. Mbani penisin me dorën tuaj të lirë. Duke përdorur dorën tjetër (ku mbani tamponin), rrotulloni atë në drejtim të akrepave në hyrjen e penisit përmes së cilës bëhet edhe urinimi. Nuk është e nevojshme të vendosni tampon thellë brenda në penis.
  5. Sigurohuni që tamponi të mos prekë lëkurën.
  6. Të sillet mostra brenda 1 ore në laborator.

Udhëzimet e marrjes së mostrës së spermës:

Klikoni në materialin më poshtë për të mësuar më tepër:
Marrja e mostrës së spermës (pdf)

×