Loading...

Përhapja e fruthit: Ç’duhet të di?

Fruthi është një sëmundje infektive, e cila shkakton skuqje (rash), temperaturë dhe kollë. Shkaktari i saj njihte si virusi i fruthit, i cili është një nga viruset më infektive, ai transmetohet nga kontakti direkt përmes ajrit ose përmes spërklave gjatë kollitjes, teshtimës ose frymëmarrjes.  Virusi qendron infektues në ajër deri në 2 orë më pas.

Ekziston një vaksinë e cila parandalon infektimin me fruth dhe njihet si vaksina MMR. Ajo të mbron nga 3 infeksione: fruthi, shytat dhe rubeola.

Fruthi mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në mushkëri, tru ose në vesh deri në humbje jete. Këto komplikime zakonisht ndodhin te:

  • Personat me HIV/SIDA ose kancer.
  • Personat të imunokompromentuar.
  • Gratë shtatzana.
  • Persona të kequshqyer.
  • Të moshuarit.

Shenjat klinike

Simptomat fillestare :

  • Temperaturë (deri në 40ºC).
  • Ndjesia e lodhjes dhe këputjes.
  • Humbje oreksi

Pas shenjave fillestare, shfaqen :

  • Skuqje të syve dhe sensitivitet i shtuar i tyre ndaj dritës.
  • Teshtima dhe kollë.
  • Një skuqe (rash) i lëkurës që nis në fytyrë dhe më pas përhapet në trup.
  • Dhimbje fyti.

Pjesa më e madhe e pacientëve referojnë përmirësim të shenjave rreth 2 ditë pas shfaqjes së skuqjes në trup. Pas 3-4 ditësh zonat e skuqura fillojnë të marrin ngjyrë kafe dhe të largohen gradualisht. Kolla mund të persistojë edhe 1-2 javë më pas.

Shenjat e Koplikut: janë lezione tipike në mukozën orale (të gojës) që shfaqen në rast infektimi me virusin e Fruthit. Kliko këtu për të parë!

Diagnoza

Në parim një mjek e vendos diagnozën përmes klinikës, gjithsesi diagnoza konfirmohet me teste laboratorike :

  • Antitrupave IgM të fruthit (measles).
  • Detektimit të RNA së virusit të fruthit me metodën Real-time polymerase chain reaction (RT-PCR) të një mostre respiratore.

Trajtimi

Nuk ekziston një trajtim specifik për fruthin gjithsesi rekomandohet:

  • Regjim shtrati.
  • Pirja e lëngjeve.
  • Marrja e paracetamolit (acetaminophen) për të ndihmuar me temperaturën dhe dhimbjet e trupit.
Kujdes! ASNJËHERË NUK I JEPET ASPIRINË NJË FËMIJE MË TË VOGËL SE 18 VJEÇ!
  • Disa fëmijëve, mjekët i rekomandojnë edhe marrjen e vitaminës A.

Gjithsesi rekomandohet parandalimi i fruthit përmes vaksinës së MMR, e cila në kalendarin e vaksinave në Shqipëri merret me 2 doza:

  • Në moshën 12 muajshe.
  • Në moshën 6-7 vjeç.
×