Më datë 02.06.2021 u mbajt ceremonia e inagurimit të Labor Dr. Limbach Albania në ambjentet e Laboratorit tek Kompleksi Kika 2 në Komunën e Parisit. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë partnerët gjermanë, përfaqësues të trupit diplomatik të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, personalitete të fushës së mjeksisë, mjekë të rinj dhe me përvojë.
Të pranishmit në takim vlerësuan investimin dhe u shprehën besimplotë për këtë nismë. Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri z. Peter Zingraf shprehu mirënjohjen e tij investitorëve gjermanë që krijuan mundësi të tilla në të mire të popullatës si dhe krijimin e vendeve të punës në tregun shqiptar. Ai vlerësoi veçanërisht Laboratorin Dr. Limbach në Tiranë për krijimin e mundësisë që tashmë çdokush në Shqipëri të ketë akses në mjekësi kualitative dhe shërbim mjekësor të standardeve europiane e gjermane.
Të pranishmit patën mundësinë të shkëmbenin eksperiencat me Mjekët Gjermanë të Rrjetit Laboratorik Limbach. Vetë themeluesi i Limbach Gruppe SE dhe një prej rrjeteve laboratorike më të mëdhenj në Europë, Dr. Hans Jakob Limbach iu prezantoi mjekëve dhe të pranishmëve teknologjinë më të re në botë, të instaluar tashmë në Tiranë. Ai u shpreh se edhe në Gjermani një teknologji e tillë nuk është instaluar ende. Drejtuesi i Laboratorit qendror në Heidelberg, Z. Heinz Jürgen Roth u shpreh: “ Ndihem i mahnitur kur shoh se si çdo plan dhe çdo ide është realizuar kaq mirë në Tiranë. Çdo gjë funksionon në mënyrë perfekte duke u përkthyer në diagnostikë laboratorike cilësore. Jam shumë krenar të jem këtu sot!”.
Tashmë Laboratori funksionon në kapacitet të plotë duke ofruar gamën më të gjerë të ekzaminimeve në çmimet e tregut shqiptar por me standardin e vërtetë gjerman.