Loading...

Rrjeti Dr.Limbach

Rrjeti Dr.Limbach ështe rrjeti më i madh laboratorik në Gjermani e ndër më të mëdhenjtë në botë. Më shumë se 30 laboratorë të specialiteteve të ndryshme ndodhen vetëm në Gjermani, ndërkohë laboratorët e tjerë Dr.Limbach në vendet e tjera të botës janë të shumtë.

Janë më shumë se 5000 punonjës e 300 mjekë te specializuar në mjekësi laboratorike vetëm në Gjermani, ndër ta një përqindje e madhe që merren aktivisht me kërkim shkencor e me gradën profesor.  Për shkak të nacionaliteteve të ndryshme dhe lidhjeve të shumta që Rrjeti Dr.Limbach ka me partnerët internacionalë , ai siguron ekspertizën më të gjerë në fushën laboratorike. Përsa i përket spektrit të shërbimeve ai mbulon fusha që nga Biokimia Klinike, Infektiologjia, Diagnostika molekulare, Higjena, Mjekësia Transfuzionale, Gjenetika Humane, Imunologjia, Imunohistokimia , etj.

Rrjeti i laboratorëve Dr.Limbach ka një eksperiencë më shumë se 40 vjeçare në treg dhe laboratori i parë Dr.Limbach është hapur pikërisht në qytetin e Heidelberg nga doktori i shkencave mjekësore Hans Jakob Limbach.

Heidelberg ka qendrën spitalore universitare më të specializuar në të gjithë Gjermaninë si dhe një nga universitetet më të vjetër në Europë. Grupet kërkimore të  Rrjetit Dr.Limbach të atashuara në qendrën spitalore universitare të Heidelberg janë gjithë kohës në kërkim të markuesëve të rinj për të diagnostikuar patologji të ndryshme.

Rrjeti Dr.Limbach ka një program aktiv edukimi dhe studimi në vazhdim për të gjithë të punësuarit e tij duke e shndërruar atë në një burim shumë të çmuar të më të rejave nga shkenca dhe diagnostika mjekësore.

Ne jemi shumë te lumtur të jemi dega në Shqipëri e  rrjetit Dr.Limbach dhe po aq shpresëplotë që tashmë edhe në Shqipëri ka një pikë referimi për cilësinë.

Laboratori Dr. Limbach në Heidelberg, falë kapacitetit, kualitetit dhe ekspertizës shumë vjeçare është shndërruar në një qendër ku testohen, instalohen, provohen dhe vlerësohen analizatorë të ndryshëm nga kompanitë më prestigjoze, përpara se të dalin në treg.