Loading...

Në diagnostikimin e alergjisë, është e rëndësishme të dihet rreth sensibilizimeve ekzistuese primare apo reaksioneve të kryqëzuara kur merrni vendimin për të nisur një terapi të caktuar. Veçanërisht nëse jeni  nën Imunoterapi specifike (ITS), vlerësimi laboratorik i përbërësve të caktuar është shumë i rëndësishëm për të patur një tyerapi të suksesshme . Megjithëatë edhe nëse vëreni shqetësime gjatë konsumimit të ushqimeve të caktuara ose kontaktit me elementë të ndryshëm, ju sugjerohet të kryeni panelet e Alergjisë. Për këtë qëllim, ne ofrojmë diagnostifikim gjithëpërfshirës laboratorik për sëmundjet alergjike, nga mbështetja e diagnozës deri te vendosja e indikacionit për terapi.

  • Diagnostikimi laboratorik i reaksioneve të menjëhershme të ndërmjetësuara nga IgE (reaksioni i tipit I)
  • Përcaktimi i antitrupave specifikë IgE kundër përzierjeve të alergjenëve, alergjenëve specifikë dhe përbërësve të alergjenëve
  • Diagnostikimi laboratorik për sëmundjet alergjike si Rinokonjuktiviti alergjik, Astma bronkiale, Neurodermatiti, Ankesat gastrointestinale, Anafilaksia dhe Urtikaria.
  • Përcaktimi i përbërësve të alergjenit kur indikohet ITS
  • Panele alergjie specifike në varësi të simptomave klinike.
  • Diagnostikimi më i avancuar molekular i Alergjisë me teknikën e Immuno Solid-phase Allergen Chip (ISAC) e cila bën identifikimin e Antitrupave IgE-specifikë për 112 përbërësve specifik alergjik të mbi 50 alergenëve të ndryshëm në laboratorin tonë partner (ISAC-Analytics, Leipzig).
  • Përcaktimi i triptazës në rast suspekti për mastocitozë dhe në reaksione anafilaktike.
  • Përcaktimi i parametrave përkatës të alergjisë me Total-IgE dhe Proteina Kationike Eozinofiklike (ECP)
  • Përcaktimi i diaminë-oksidazës në rast suspekti për intolerancë histamine.

Mehr als Labor