Loading...

Si të përgatitem për një Pap-Test?

Pap-test: është një test i zakonshëm gjinekologjik që përdoret për të zbuluar qelizat anormale në qafën e mitrës, të cilat mund të çojnë në kancer të cerviksit. Megjithatë, testet tradicionale të Pap-testit apo pap-testi konvencional ndonjëherë mund të prodhojnë rezultate false, duke çuar në diagnozë të gabuar.
Prandaj që në 2008-ën, është zhvilluar një test i ri i quajtur citologji  likuide (e lëngshme) ThinPrep, i cili mund të zbulojë anomalitë me sensitivitet dhe specificitet më të lartë se metodat tradicionale.

Çfarë është një citologji e lëngshme ThinPrep?
Një citologji e lëngshme ThinPrep është një lloj Pap-testi që mbledh qelizat nga qafa e mitrës duke përdorur një furçë të veçantë, të cilat më pas ruhen në një tretësirë të lëngshme. Kjo mostër dërgohet më pas direkt për t’u analizuar në Limbach Gruppe, Frankfurt ku ndodhet laboratori më i specializuar në Europë për citologjinë gjinekologjike. Ndryshe nga pap-testet tradicionale, të cilat kërkojnë një ekzaminim vizual të qelizave vetëm nën mikroskop, ThinPrep përdor një sistem imazherie të kompjuterizuar dhe inteligjence artificiale që mund të zbulojë më herët lezionet intraepiteliale. Kjo e bën atë më të saktë se pap-testet tradicionale, të cilat ndonjëherë mund të mos detektojnë qelizat anormale e shpesh rezultojnë në ASCUS.
Si të përgatiteni për testin?
Nëse keni lënë një orar në Laboratorin Dr. Limbach për një citologji likide ThinPrep, ka disa gjëra që duhet të bëni për t’u përgatitur për testin.
  • 48 orë para testimit shmangni:
    -marrëdhëniet seksuale
    -lazerat intravaginalë
    -dushet intravaginalë
  •  24 orë përpara testimit shmangni:
    -ovulat, kremrat intravaginalë
    -lubrifikantët, në veçanti ata me bazë vajore.
Të gjitha këto aktivitete mund të ndikojnë, edhe pse në përqindje. të ulët në rezultatin e testit.
Menstruacionet dhe koha e testimit?
Ju mund ta kryeni Thinprep, Citologjinë likuide në çdo kohë. Megjithatë shumë paciente ndihen më komode të testohen jashtë dritares së menstruacionit aktiv (gjakrrjedhjes). Nëse menopauza është instaluar, ju mund ta kryeni në çdo kohë.
Shtatëzania dhe testimi?
Edhe pse shtatëzania nuk është kundërindikacion për kryerjen e pap-test/ citologjisë likuide duhet të theksojmë se procedura mund të jetë më e pakëndshme se zakonisht për shkak të ndryshimeve në qafën e mitrës gjatë shtatzënisë. Nëse hulumtimi klinik nuk e sugjeron, riskedulojeni pap-testin pas lindjes.
Kur testi nuk mund të kryhet?
Nëse keni bërë histerektomi (heqjen totale të mitrës), testi nuk është më i nevojshëm, pasi nuk ka qafën e mitrës për të analizuar.
Çfarë duhet të presësh gjatë testimit?
Marrja e mostres se paptest kerkon pozicionimin e pacientes ne krevatin gjinekologjik. procedura e amrrjes se mostres se paptest duhet te jete e dhimbshme.Gjatë testit, ju do të shtriheni në një krevat të posatshëm gjinekologjik.
Mjeket tona janë shumë me eksperiencë ne lidhje me marrje e mostrës për citologji likuide. Me anë të spekulumit Marrja e mostres per pap-test (paptest) me ane te furces endocervikale dhe spekulumit. dhe furçës unike me fije të buta silikoni të Thinprep, ne do të marrim material në endo dhe ekzocerviks (brenda dhe jashtë qafës së
mitrës). Mund të ndjeni një presion të lehtë ose diskomfort gjatë këtij procesi, por nuk duhet të jetë i dhimbshëm.Nëse keni dhimbje ndajeni me mjeket tona, ato do të marrin të gjitha masat e duhura për të lehtësuar këtë proçes.

Burimet: Cunningham F, & Leveno K.J., & Dashe J.S., & Hoffman B.L., & Spong C.Y., & Casey B.M.(Eds.), (2022). Williams Obstetrics, 26e. McGraw Hill. https://accessmedicine.mhmedical.com/content.aspx?bookid=2977&sectionid=249396578

Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©.  Të gjitha të drejtat e rezervuara.

×