Laboratori Dr. Limbach në Tiranë është dega në Shqipëri e rrjetit më të madh të laboratorëve në Europë.
Laboratori ndodhet në zemër të Tiranës, në një hapësirë më shumë se 600 m². Ai është dizenjuar frymëzuar nga laboratori qendror që ndodhet në Heidelberg në landin e Baden-Württemberg, me idenë e open-space .
Laboratori Dr. Limbach është i vetmi laborator në Shqipëri e rajon që ofron standardin e vërtetë gjerman të shërbimeve diagnostike laboratorike. Të qënit pjesë e rrjetit Dr.Limbach na ka dhënë akses në analizatorët më të sofistikuar dhe studime shkencore që vetëm infrastruktura që ne kemi na jep mundësinë t’i implementojmë.
Në Laboratorin Dr. Limbach kryhet on-site e gjithë gama e ekzaminimeve laboratorike duke filluar që nga ato rutinë e deri në ato të avancuarat siç mund të jetë Therapeutic-Drug-Monitoring etj. Megjithatë ekzaminimet specifike e të rralla gjenetike si dhe këshillimi gjenetik realizohen në laboratorët e rrjetit Dr.Limbach nga Profesorët e atashuar në Qendrat Spitalore Universitare.
Stafi ynë është trajnuar për një kohë të gjatë në laboratorin qendror në Heidelberg. Gjithashtu 2 ekipe të ndryshme me inxhinierë të Siemens Healthineers Austria kanë kryer trajnimin e stafit on-site, pranë laboratorit Dr.Limbach në Tiranë.Ekipi ynë është në trajnime dhe kualifikime të vazhdueshme që ofron rrjeti i laboratorëve Dr.Limbach.
Kështu ne jemi gjithnjë të përditësuar me të rejat e shkencës e diagnostikës në programet e edukimit të vazhdueshëm që organizohen periodikisht edhe në Shqipëri nga rrjeti i laboratorëve Dr.Limbach.
Laboratori Dr. Limbach në Shqipëri është një epokë e re dhe një standard fort i munguar për diagnostikën laboratorike shqiptare.