Loading...

Politika e Privatësisë

Politika e Privatësisë

I. Emri dhe kontaktet e kontrolluesit

Kontolluesi në përcaktimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 3, është:

Labor Dr. Limbach Heidelberg Germany shpk

Rr. Tish Daija 8, 1019, Kompleksi Kika 2, Tiranë

Tel: +355 4 452 2000

info@labor-limbach.al

II. Mbrojtja e të dhënave personale

Bazohet në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”:

  • në përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
  • në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në
  • përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  • të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  • në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdoveprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;
  • në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

III. Informacion i përgjithshëm në lidhje me përpunimin e të dhënave personale

  • Në principin tonë, ne përdorim vetëm të dhënat personale të vizitorëve të website deri në nivelin e nevojshëm që të sigurojë një website funksional.
  • Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale.
    Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
  • Fshirja e të dhënave dhe kohëzgjatja e arkivimit

Të dhënat personale të subjektit të të dhënave do të fshihen ose përpunimi i tyre do të kufizohet sapo qëllimi për të cilin ata janë përpunuar të mos aplikohet më. Ato gjithashtu mund të përpunohen nëse një legjislaturë kombëtare e ka parashikuar këtë sin ë ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ose në statute ose në dispozita të tjera ligjore të cilave u nënshtrohet kontrolluesi. Përpunimi do të kufizohet më tepër ose do të fshihen të dhënat, kur skadon një periudhë ruajtjeje e parashikuar nga dispozitat e lartpërmendura, përveçse në rastet kur  të dhënat duhet të ruhen ende  si p.sh: para lidhjes ose për ekzekutimin e një kontrate.

  • Kontrolluesi kryen vetë ose me kërkesë të subjektit të të dhënave korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, kur vëren se janë të parregullta, të pavërteta, të paplota ose janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
  • Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së subjektit të të dhënave, informon subjektin e të dhënave për kryerjen apo moskryerjen e korrigjimit ose të fshirjes.
  • Kontrolluesi informon marrësin e të dhënave personale për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, të transmetuara para korrigjimit apo fshirjes

 

IV. Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave personale, si dhe lloji dhe qëllimi i përdorimit të tyre kur vizitoni faqen e internetit

Kur viziton website

Kur viziton faqen labor-limbach.al, browser-i i përdorur në pajisjen tuaj elektronike dërgon automatikisht informacione në serverin e faqes sonë të internetit. Ky informacion ruhet përkohësisht në një “log file”. Informacionet e mëposhtme mblidhen pa ndërhyrjen tuaj dhe ruhen deri në momentin që fshihen automatikisht:

  • adresa e IP,
  • data dhe koha e aksesit,
  • emri dhe URL-ja e skedarit të marrë,
  • website prej nga bëhet aksesi ( URL referuese),
  • browser i përdorur dhe, nëse është e zbatueshme, sistemi operativ i kompjuterit tuaj, si dhe emri i ofruesit të aksesit tuaj.

Ne i përpunojmë këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:

  • nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin;
  • për hartimin dhe përmbushjen e kontratave, në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë;
  • për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave;
  • për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit;
  • për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat;
  • për ndjekjen e interesave legjitimë të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këta interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 6. Interesi ynë  për mbledhjen e të dhënave lind nga qëllimet e renditura më sipër. Në asnjë rrethanë ne  nuk i përdorim të dhënat e mbledhura me qëllim të nxjerrjes së konkluzioneve për identitetin tuaj. Ne kemi të drejtën për t’i verifikuar më pas këto të dhëna, nëse vihemi në dijeni për indikacione konkrete të përdorimit të paligjshëm të të dhënave tuaja personale.

Të dhënat fshihen sapo nuk janë më të nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Nëse të dhënat ruhen në log-files, ato do të fshihen pas shtatë ditësh. Ato mund të ruhen edhe për më shumë kohë se kaq  (p.sh. për arsye sigurie,  si për të sqaruar akte keqpërdorimi ose mashtrimi, ruajtje për qëllime provash). Në këtë rast, adresat e IP të përdoruesve do të fshihen ose anonimohen në mënyrë që ato të mos mund t’i atribuohen klientit që hyn në website. Mbledhja e të dhënave të kërkuara për t’ia siguruar website-it dhe ruajtja e të dhënave në log-files është absolutisht e nevojshme që faqja e internetit të funksionojë.

Për më tepër, ne përdorim cookies dhe shërbime analize kur vizitoni faqen tonë të internetit.

Formular i kontaktit dhe kontakti me e-mail.

Përshkrimi dhe fusha e përpunimit të të dhënave

Website ynë përmban një formular kontakti për të kërkuar informacioni i cili mund të përdoret për vendosjen e një kontakti elektronik. Nëse një përdorues/e e përdor këtë objekt, të dhënat e futura do të transmetohen tek ne dhe do të ruhen. Këto të dhëna janë:

  • emri dhe mbiemri
  • adresa e e-mail
  • tituli/ përmbajtja e mesazhit

Te dhënat e mëposhtme do të ruhen gjithashtu në momentin që mesazhi dërgohet:

  • adresa e IP të përdoruesit
  • data dhe koha e regjistrimit

Miratimi juaj do të merret gjatë procesit të dërgimit për të përpunuar të dhënat, dhe do t’i referohet kësaj Politike të Privatësisë.

Ju mund të na kontaktoni përmes adresës së e-mail të dhënë. Në këtë rast, të dhënat personale të përdoruesit të transmetuara me e-mail do të ruhen.

Të dhënat nuk do t’i kalohen palëve të treta si pjesë e këtij procesi. Të dhënat do të përdoren vetëm për të përpunuar bisedën. Baza ligjore e përpunimit të të dhënave

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është pëlqimi i përdoruesit brenda përkufizimit të ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave të transmetuara si pjesë e dërgimit të një emaili është te ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Nëse kontakti me e-mail ka për qëllim të lidhë një kontratë, atëherë baza ligjore për përpunimin e të dhënave është gjithashtu ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Ne përpunojmë vetëm të dhënat personale nga formulari i kontaktit me qëllim të vendosjes së kontaktit. Nëse na kontaktoni me e-mail, kjo gjithashtu  e bën të nevojshme e legjitime përpunimin e të dhënave. Të dhënat e tjera personale të përpunuara gjatë procesit të dërgimit shërbejnë për të parandaluar keqpërdorimin e formularit të kontaktit dhe për të garantuar sigurinë e sistemeve tona të teknologjisë së informacionit. Laboratori Dr. Limbach në Shqipëri  thekson se dicka e tillë është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t’a japë si informacion për te vijuar më tej me formularin e kontaktit per qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: kërkesë për informacion). Pasi të dhënat mbërrijnë në serverin tonë ato ruhen për përpunim të matejshëm siç parashikohet në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Me plotësimin e formularit të aplikimit apo dërgimit të e-mail, perdoruesi deklaron se jep pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave të tij vetëm nga Laboratori Dr. Limbach në Shqipëri   dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat fshihen në momentin që nuk janë të nevojshme më për qëllimin për të cilin janë mbledhur. Ndërsa sa i përket të dhënave personale nga formulari i kontaktit dhe të dhënave që janë dërguar me e-mail, ato do të fshihen kur biseda përkatëse me përdoruesin/en ka përfunduar. Biseda quhet e  përfunduar kur mund të konkludohet nga rrethanat që kërkesa në fjalë është sqaruar përfundimisht. Të dhënat shtesë personale të mbledhura gjatë procesit të dërgimit do të fshihen maksimumi pas një periudhe prej shtatë ditësh.

Mundësia e kundërshtimit dhe heqjes

Subjekti ka mundësinë të revokojë pëlqimin e tij ose të saj për përpunimin e të dhënave personale në çdo kohë në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 15.

Nëse subjekti na kontakton me e-mail ai ose ajo mund të kundërshtojë ruajtjen e të dhënave të tij ose të saj në çdo kohë. Biseda nuk mund të vazhdohet në një rast të tillë. Një deklaratë e revokimit, ndryshimit, korrigjimit dhe azhurnimit të të dhënave të tilla mund të bëhet me shkrim ose me e-mail tek Laboratori Dr. Limbach në Shqipëri   Të gjitha të dhënat personale që janë ruajtur në procesin e vendosjes së kontaktit do të fshihen në këtë rast. Përpunimi i të dhënave me qëllim të regjistrimit për një event zhvillohet në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Përdorimi i Google Maps

Ne integrojmë hartat e ofruara nga shërbimi “Google Maps” i ofruesit Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkëay, Mountain Vieë, CA 94043, SHBA, në mënyrë që të paraqesim informacionin gjeografik në formë vizuale. Kur përdoret Google Maps, Google gjithashtu përpunon të dhëna e vizitorëve të website që përdorin funksionin e Maps. Google mund të transferojë informacionin e marrë përmes Maps te palët e treta kur kërkohet ta bëjnë këtë me ligj, ose kur palë të treta të tilla përpunojnë këto të dhëna në emër të Google. Google nuk do të lidhë në asnjë rrethanë adresën tuaj IP me ndonjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google. Sidoqoftë do të ishte e mundur teknikisht që Google të identifikonte të paktën përdorues individualë në bazë të të dhënave të marra. Të dhënat personale dhe profilet e  përdoruesve të faqes sonë të internetit mund të përpunohen nga Google për qëllime të tjera që janë përtej kontrollit tonë. Informacione të mëtejshme mbi përpunimin e të dhënave nga Google janë në dispozicion në: www.google.com/policies/privacy/ ,
Opt-Out: adssettings.google.com/authenticated .
Mund të ndryshoni cilësimet tuaja individuale në Qendrën e Privatësisë së Google, në mënyrë që të dhënat tuaja të menaxhohen dhe mbrohen.

Duke përdorur këtë faqe në internet, ju pranoni mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mbledhura me mjete të automatizuara nga Google Inc, agjentët e tij dhe palët e treta.
Ju mund të gjeni Kushtet e Shërbimit të Hartave Google në “Google Maps / Google Earth Kushtet shtesë të Shërbimit”.

Përcjellja e të dhënave

Të dhënat tuaja personale nuk do t’i dërgohen palëve të treta për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të shënuara më poshtë.

Ne i kalojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta vetëm nëse:

Cookies

Ne përdorim cookies në faqen tonë. Këto janë skedarë të vegjël që krijohen automatikisht nga shfletuesi juaj dhe ruhen në pajisjen tuaj (laptop, tablet, smartphone, etj.) Kur vizitoni faqen tonë. Cookies nuk shkaktojnë ndonjë dëm në pajisjen tuaj dhe ato nuk përmbajnë asnjë virus, Trojans ose dëmtim tjetër.

Informacioni ruhet në cookie i cili krijohet në secilin rast në lidhje me pajisjen specifike të përdorur. Kjo megjithatë nuk do të thotë që ne menjëherë bëhemi të vetëdijshëm për identitetin tuaj.

Cookies përdoren së pari për ta bërë përdorimin e faqes sonë të internetit një përvojë më të mirë për ju. Për shembull, ne përdorim “cookie të sesioneve ” për të njohur se ju keni vizituar tashmë faqe specifike në faqen tonë të internetit. Këto cookies fshihen automatikisht kur largoheni nga faqja jonë.

Për më tepër, ne gjithashtu përdorim cookies të përkohshëm për të optimizuar lehtësinë e përdoruesit, dhe këto ruhen në pajisjen tuaj për një periudhë të caktuar kohe. Nëse ktheheni në faqen tonë në mënyrë që të përdorni shërbimet tona, automatikisht pranohet që na keni vizituar më parë, dhe shënimet dhe cilësimet që keni bërë në atë kohë regjistrohen në mënyrë që të mos keni nevojë t’i futni përsëri ato.

Të drejtat tuaja si subjekt

Të drejtat tuaja si subjekt janë të caktuara në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

error: Kontenti është i mbrojtur!
×