Loading...

Qëllimi

Qëllimi

Nga pacientë, për pacientë !

Përpara gjithçkaje jemi qenie humane që sëmuren, shërohen, sëmuren përsëri duke hyrë në një cikël qe nuk mbaron.

Laboratori Dr. Limbach ka sjellë një frymë të munguar më parë në diagnostikën shqiptare sepse ne  kemi sjellë një qasje të re të të trajtuarit të pacientit. Çdo hap dhe vendim në laborator bëhet që ndikimi tek pacienti të jetë minimal. Ne kujdesemi shumë që çdo pacient që ekzaminohet në laboratorin tonë të dijë që çdo test sugjerohet nga ne në bazë të hapave diagnostike të sëmundjes së dyshuar, të përditësuara nga guideline-t e fundit që ne si pjesë e rrjetit Dr.Limbach kemi akses, dhe jo të kryhen ekzaminime pa qenë të indikuara për pacientin.

Gjithashtu, nëse keni paqartësi në lidhje me interpretimin e rezultateve tuaja, mjekët tanë janë aty për t‘ju asistuar, mjafton të lini një takim paraprak.

Ne i kemi dëgjuar dhe përmirësuar të gjitha problemet dhe pengesat që has pacienti në Shqipëri dhe jemi të sigurt që cilësia e vërtetë gjermane që vetëm ne mund të ofrojmë do të zhvendos fokusin atje ku duhet të ketë qenë qysh në gjenezë, tek pacienti.

Qëllimi ynë është të ofrojmë kualitetin dhe standardin e vërtetë gjerman në kohë rekord si dhe të bëjmë inovacionin  të aksesueshëm për këdo.

error: Kontenti është i mbrojtur!
×