Sëmundja e Alzhemerit është një sëmundje neurodegjenerative progresive që shkakton humbje të funksioneve të trurit, duke përfshirë: humbje të qelizave nervore, grumbullimin e proteinave anormale të quajtura beta-amyloid në tru dhe dëmtime neurofibrilare në korteksin cerebral. Sëmundja e Alzhemerit është shkaku më i shpeshtë i demencës (~60-80% e rasteve me demencë shkaktohen nga Alzheimer).
Sëmundja është dy here më e shpeshtë tek gratë se sa tek burrat, ndërkohë që prevalenca rritet me rritjen e moshës.
Cilat janë shenjat e Alzheimer?
Shenja më e shpeshtë e Sëmundjes së Alzheimer është:
- Humbje e kujtesës afatshkurtër (psh. bën pyetje të ripërsëritura, vendos në vende të gabuara objekte të caktuara, harron shpesh takime ose evente).
Defiçite të tjera që përfshijnë disa funksione të trurit janë:
- Hasen problematika të menaxhimit të procedurave të përditshmërise, vështirësi në kryerjen e detyrave komplekse (psh. Vështirësi në të mbajturit mend të llogarisë bankare, marrja e vendimeve të gabuara financiare).
- Çrregullim/ disfunksion i të shprehurit (vështirësi në gjetjen e fjalëve, gabime në të folur dhe/ose në të shkruar).
- Çrregullime vizualo-hapsinore (psh. pamundësia për të njohur fytyrat dhe objektet e zakonshme.
- Probleme të sjelljes si: axhitimi, të bërtiturit, ndjenja e persekutimit mund të jenë të pranishme paarsye të qartë.
Si vendoset diagnoza e Alzheimer?
- Bazuar në shenjat klinike.
- Histori personale dhe familjare të sëmundjes.
- Ekzaminime laboratorike në likuor cerebrospinal (CSF) epo ekzaminime gjenetike si psh. gjenotipizimi i gjenit APOE.
- Neuroimazheri: kryesisht PET scan
Testi i ri: pTau-217 në gjak, ç’duhet të di?
Deri më tani, për të vendosur diagnozën e Sëmundjes së Alzheimer është përdorur PET Scan, ndonëse mbetet standardi i artë, kostot e saj janë shumë të larta dhe kërkojnë një ekip shumë të specializuar për t’i interpretuar rezultatet e saj.
Nga ana tjetër testimet në likuorin cerebrospinal si psh. Phospho-Tau(181p) apo raporti Beta-Amyloid-(1-42)/(1-40), janë inazive madje shpesh here e vënë pacientin në risk, prandaj shumica e pacientëve i nënshtrohen ekzaminimeve të tilla tepër vonë, pasi sëmundja ka avancuar.
Matja në gjak e pTau-217 ka revolucionarizuar qasjen dhe mundësinë e hershme të diagnozës së Alzheimer-it.Analiza në gjak e kësaj proteine ka mundësuar që të identifikohet në kohë pacienti me risk për të zhvilluar Alzheimer, për rrjedhojë të kemi ndërhyrje më hershëm me ndryshimin e stilit të jetesës dhe për të nisur terapitë medikamentoze, ku çdo vit gjenerohen medikamente të reja në studime klinike.
Pse pTau-217 në gjak si biomarker për Alzheimer?
- p-Tau 217 është evidentuar si një biomarker me performancë të lartë (saktësia diagnostikuese shkon 91-95%) për patologjinë e Alzheimerit, duke u identifikuar si një nga kriteret diagnostikuese nga Alzheimer’s Association si biomarkeri i vetëm plazmatik i përshtatshëm për diagnostikimin e saktë të patologjisë amiloide.
- Laboratori ynë i referencës Neurocode ka kryer studimet klinike më të detajuara për p-Tau 217 dhe gjithashtu është i vetmi laborator në botë ku performohen studimet klinike të National Institute of Health mbi gjeneratën e re të barnave kundër Alzheimer-it.
- Duke pasur parasysh që metodat tradicionale të testimit, si tomografia e emëtimit të pozitroneve (PET scan) ose punksioni lumbar për biomarkerët në lëngun cerebrospinal (CSF), janë invazive dhe shpesh të paaksesueshme për të gjithë popullatën, testet e biomarkerëve me bazë gjaku dhe performancë të lartë mund të jenë një alternativë e përshtatshme për kujdesin ndaj pacientit.
- ALZpath p-Tau 217 është i vetmi test në botë i çertifikuar si LDT, IVD i aprovuar nga FDA dhe ky test mund të gjendet vetëm tek Laboratori Dr. Limbach Albania.
Si mund ta kryej këtë test?
Kontaktoni me një nga kolegët e sekretarisë së Laboratorit Dr. Limbach Albania në një prej numrave tanë të telefonit: +35544522000 ose +355676813058, email: info@labor-limbach.al duke vendosur në subjekt: pTau217.
Përpara se të kryeni testimin është e nevojshme të plotësoni me asistencën e një personeli mjekësor të autorizuar të Laboratorit Dr. Limbach, një pyetësor në lidhje me simptomat tuaja.
Për kë është ky test i përshtatshëm?
- Për çdo individ mbi 30 vjeç.
- Veçanërisht i rëndësishëm për ata me faktorët e mëposhtëm të riskut:
-Histori familjare për demencë
-Praninë e gjenotipit ApoE4
-Humbje të memories
-Histori për trauma të kokës
-Histori për Ishemi Cerebrale
-Depresion
-Apne të gjumit
-Ekspozim konstant ndaj mykut,
-Duhanpirës
-Konsumues i rregullt i alkoolit
-Humbje e pashpjegueshme e shikimit
-Humbje e pashpjegueshme e dëgjimit