Jemi shumë krenarë të njoftojmë se prej 2021, Laboratori Dr. Limbach Albania është i vetmi institucion mjekësor në Shqipëri që ofron rregullisht testin inovativ të CINtec® PLUS, një përparim i rëndësishëm në depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Ky test diagnostik tejet i avancuar është projektuar për të ndihmuar në zbulimin e kancerit të qafës së mitrës në fazë të avancuar, duke ofruar rezultate më të sakta për gratë dhe duke reduktuar rrezikun e kancerit invaziv.
Përse u krijua ThinPrep? 80 vite më parë Dr. George Papanicolau hodhi idenë se mund të depistojmë kancerin e qafës së mitrës nëpërmjet një strishe të qafës së mitrës, por studimet kanë treguar se kemi nevojë për teknologji të reja dhe teste të reja dhe se ndoshta pap-testi konvencional e ka kryer misionin e tij.
Sëmundjet (infeksionet) seksualisht të transmetueshme (SST) janë sëmundje ngjitëse që transmetohen gjatë kontaktit seksual, qoftë vaginal, oral apo anal.