Loading...

SST – Klamidia (Chlamydia trachomatis)

Klamidia konsiderohet SST-ja me origjinë bakteriale më e zakonshme, e cila shkaktohet nga bakteri Chlamydia trachomatis. Mund të transmetohet përmes seksit vaginal, oral dhe anal të pambrojtur me një partner të infektuar, ose nga nëna te fëmija gjatë lindjes. Rreziku rritet me numrin e partnerëve seksualë. Prek kryesisht të rinjtë seksualisht aktiv. Infeksioni shpeshherë është i heshtur, pasi nuk shfaq asnjë simptomë ose manifestohet me simptoma të karakterit të përgjithshëm. Gjithsesi infeksioni me klamidia mund të detektohet duke përdorur metoda moderne laboratorike siç janë testet e amplifikimit të acidit nukleik (PCR) me tampon vaginal, nga qafa e mitrës, tampon uretral ose me testimin e urinës së porcionit të parë.

Çfarë ndërlikimesh mund të ketë një infeksion i patrajtuar i Klamidias?

Nëse infeksioni me klamidia nuk trajtohet në kohë, mund të progredojë në komplikime serioze si: 

  • Bllokim i tubave të Fallopit
  • Shtatzëni jashtëmitre
  • Infertiliteti (si te burrat dhe te gratë)
  • Gjatë shtatzënisë: Lindja e parakohshme apo abort.

Rezultova pozitiv/e, po tani?

Klamidia zakonisht mund të trajtohet lehtësisht dhe me sukses përmes terapisë me antibiotikë. Sigurohuni që të informoni partnerin tuaj: Edhe ai ose ajo duhet testohen dhe trajtohen.

Përdorni prezervativë ose diga dentare gjatë marrëdhënieve seksuale derisa trajtimi të përfundojë. Një infeksion i kaluar nuk përkthehet në imunitet të përhershëm, mundësia e ri-infektimit ekziston. Pra, ka kuptim të përsëritet rregullisht testimi i klamidias.

Simptomat tipike

  • Sekrecione vaginale abnormale
  • Sekrecione nga penisi
  • Gjakderdhje ndërmenstruale
  • Gjakderdhje menjëherë pas marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje në fund të barkut
  • Urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm

Klamidia mund të preki dhe zonën rektale të pacientëve, ku bashkëshoqërohet me shenja si:

  • Dhimbje rektale
  • Sekrecione anale
  • Gjakderdhje

Si të mbrohem?

  1. Gjithmonë kryeni marrëdhënie seksuale të mbrojtura.
  2. Testohu menjëherë nëse dyshon që ke kryer marrëdhënie me një person të infektuar me Klamidia.
  3. Testohu rregullisht (të paktën 1 herë në vit, ose më shpesh nëse keni partner të shumtë seksual) për Klamidia.

Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©. Ky është artikull ekskluziv i Labor Dr. Limbach, që gëzon të drejtën e autorsisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

One Reply to “SST – Klamidia (Chlamydia trachomatis)”

  1. […] IST (Infeksioni Seksualisht të Transmetueshëm) të rrit rriskun për IST të tjera. Testimi për klamidia ka një sinjifikancë të veçantë për vetë faktin se është IST bakteriale më e shpeshtë, […]

Comments are closed.

error: Kontenti është i mbrojtur!
×