Loading...

Metalet e rënda: Ç’duhet të di?

Metalet e rënda janë të kudondodhur dhe prezenca e tyre në trup është normale, por në nivele të larta mund të shkaktojnë helmim . Diagnoza laboratorike është e domosdoshme për të vlerësuar ekspozimin ndaj këtyre substancave toksike.

Simptomat nga ekspozimi ndaj metaleve të rënda:

Simptomat dhe shenjat kryesore nga mbiekspozimi  janë:

  • dhimbje koke
  • marrje mendsh
  • çrregullime të gjumit
  • çrregullime të përqendrimit
  • simptoma të ngjashme me ADHD.

Për më tepër, duhet të priten edhe:  çrregullime hormonale, çrregullime të veshkave, çrregullime imunologjike. Hipotetizohet se ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të jenë trigger (nixitës) për sëmundjet autoimune dhe mund të shkaktojnë mosfunksionime të tjera të metabolizmit por edhe organeve të tjera.

Duke përcaktuar nivelin e metaleve të rënda në gjak ose urinë, klinicisti merr një pasqyrë akutale të ekspozimit në nivele toksike ose jo ndaj metaleve të rënda.

Në tabelën mëposhtë do të gjeni simptomat kryesore dhe metalet e rënda shkaktare.

SimptomatMetalet e rënda
AnemiPlumb, Kadmium, Alumin
AlergjiNikel, plumb, krom, mërkur, platin
Vështirësi të frymëmarrjesMërkuri, Antimoni, Nikel, Arsenik, Kadmium
HipertensionPlumbi
Probleme të fertilitetitkadmium, antimoni
Rënie e flokëveArsenik, mërkur, talium
Skuqje, depigmentim, hiperkeratozë e lëkurësArsenik, talium
Ndryshime të ritmit të zemrësTaliumi, paladiumi, arseniku
HiperaktivitetPlumbi, mërkuri, bakri
Pririje për infeksionePlumbi, kadmiumi, mërkuri, krom, kallaj
Çrregullime të metabolizmit të kockavePlumbi, alumini, kadmiumi
Çrregullime të funksionit të mëlçisëBakri, plumbi, kadmiumi
Çrregullime gastrointestinaleArsenik, plumb, talium
Ndryshime të thonjveTalium
Simptomat neurologjike (parestezia, ataksia, të folurit,dëmtim të dëgjimit, paralizë)Plumbi, Mërkuri, Taliumi, Alumini
Sëmundje të veshkaveKadmiumi, mërkuri, plumbi, krom, talium
Çrregullime të shëndetit mendor (luhatje humori,ankth, probleme të sjelljes, depresion) Mërkur, plumb, kadmium
Simptomat psikomotore (vështirësi në lexim, shkrim)Plumbi, mërkuri
Ndryshimet e mukozësAntimoni, kromi

Nga mund të ekspozohesh?

Burimet e zakonshme të ekspozimit ndaj metaleve toksike përfshijnë:

  • Emetimet industriale (psh. fabrikat)
  • Pesticidet, fertilizuesit agrar
  • Ujrat e zeza
  • Rreshjet acide
  • Dieta ushqimore
  • Vendbanimi dhe vendi i punës
  • Uji (sasi të konsiderueshme plumbi mund të merren nëpërmjet ujit të pijshëm psh. nga tubacionet e ujit që përmbajnë plumb në ndërtesat e vjetra)
  • Procedurat dentare (mbushjet me amalgam).

Një faktor sinjifikativ i riskut për t’u ekspozuar është: mosha (Fëmijët janë veçanërisht të ekspozuar ndaj metaleve të rënda për shkak të madhësise trupore të vogël apo frekuencës më të lartë të frymëmarrjes etj. Njerëzit e moshuar janë grupmoshë e riskuar pasi ulet filtrimi i veshkave dhe funksionet imunitare).

Burimi i ekspozimitMetali më frekuent
Emetimet industriale nga xehroret, qymyri, inceneratorët e mbetjeve, shkrirja e metalevePlumbi, kadmiumi, merkuri, arseniku, taliumi
Industria elektrikeKadmium, Alumin, Bakër, Argjend, Molibden, Mangan
Prodhimi i çelikutKrom, kadmium, kobalt, molibden, mangan
Industria e ndërtimitPlumbi, alumini
Industria e paketimitAlumini
Industria e naftësKadmium, plumb, krom
Prodhimi i qelqitKrom, arsenik, kadmium, kobalt
Industria tekstileAlumini, krom
Industria e plastikësPlumbi, krom, antimoni, nikel
AliazhetPlumb, alumin, arsenik, krom, bakër, antimoni, kobalt, paladium, zink, kallaj
Industria e qeramikësPlumbi, krom, kadmium, kobalt
Bojërat dhe stukimiKrom, plumb, kadmium, antimoni, kobalt, nikel
Përpunimi i druritMerkuri, Arseniku, Bakri, Kallaji
Pesticidetarsenik, merkur
PlehuKadmium
Tubacionet e ujit të pijshëmBakër, alumin, plumb (ndërtesa të vjetra)
Mbushjet dentareMerkur, Bakër, Krom, Ar, Palladium, Argjend
KosmetikaAlumini
Tabacco (Duhani)Kadmium
Bizhuteri, monedhaNikel, bakër, platin, kallaj, ar
PVCArsenik, kadmium, bakër, nikel, merkur

Megjithatë ekspozimi ndaj metaleve të rënda ndodh edhe përmes ushimeve të ndryshme:

UshqimetMetalet e rënda
Peshku, frutat e detitMërkuri, Arseniku, Bakri, Zinku, Kallaj
Aditivët ushqimorë (ngjyrimet, konservues)Alumini, argjendi, bakri, titaniumi
Produkte të konservuara ose të gatshmeAlumini, plumbi, kallaji
Perimet me rrënjëKadmiumi
BishtajorePlumbi, alumini, mangani, molibdeni
Të përbrëndshmetKadmiumi, kromi, kobalti, molibdeni
ArroretAlumini, kromi, bakri, kobalti, nikeli, mangani
MishiBakri, Zinku
ErëzatKrom
KakaoBakri, Nikeli

Pasojat e mbiekspozimit ndaj metaleve të rënda

Nivelet e larta të marrjes së metaleve të rënda dëmtojnë një sërë funksionesh trupore:

  • Për shkak të afinitetit të tyre të lartë për proteinat e organizmit, mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën e proteinave, kjo gjë dëmton funksionin e një sërë enzimave. Për rrjedhojë një numër i madh i proçeseve metabolike të rëndësishme ndikohen duke sjellë pasoja siç janë përshpejtimi i proçesit të plakjes, ndryshime në funksionet e qelizave madje edhe deri në mutacione.
  • Metalet e rënda dëmtojnë strukturat qelizore, veçanërisht qelizat e sistemit imunitar dhe atij nervor.
  • Metalet e rënda ndërveprojnë me mikronutrientët esencial për organizmin si kalciumi, hekuri, zinku dhe seleniumi duke ulur përthithjen e tyre.
  • Metalet e rënda grumbullohen në sistemin nervor qendror,kocka, pankreas,veshka dhe në mëlçi, p.sh.:
    plumbi dhe kadmiumi akumulohen në indin kockor,
    mërkuri në hipofizë
    bakri në mëlçi.
    Edhe në ekspozim me dozë të ulët, metalet e rënda si psh.: plumbi dhe kadmiumi mund të grumbullohen në organizëm për një periudhë të gjatë kohore pa shfaqur asnjë simptomë klinike, por me risik për të lëne pasoja.

Gjatë vlerësimit të rrezikut të ekspozimit ndaj dozave toksike të metaleve të rënda për shëndetin, duhet të merret parasysh gjithashtu se ekspozimi zakonisht nuk shkaktohet vetëm nga një metal i vetëm, por duhet të hulumtohet ekspozimi ndaj disa metaleve në të njëjtën kohë.

Kliko këtu për të parë mundësitë e testimit!

Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©. Ky është artikull ekskluziv i Labor Dr. Limbach, që gëzon të drejtën e autorsisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

×