Fruthi është një sëmundje infektive, e cila shkakton skuqje (rash), temperaturë dhe kollë. Shkaktari i saj njihte si virusi i fruthit, i cili është një nga viruset më infektive, ai transmetohet nga kontakti direkt përmes ajrit ose përmes spërklave gjatë kollitjes, teshtimës ose frymëmarrjes.
Sëmundja celiake (Celiakia) është një sëmundje autoimune, që prek njerëzit e predispozuar gjenetikisht. Konsumi i glutenit në personat me celiaki shkakton dëmtime serioze në zorrën e hollë gjë që çon në keqpërthithje të lëndëve ushqyese dhe potencialisht në një sërë çrregullimesh intestinale dhe ekstraintestinale.
Metalet e rënda janë të kudondodhur dhe prezenca e tyre në trup është normale, por në nivele të larta mund të shkaktojnë helmim . Diagnoza laboratorike është e domosdoshme për të vlerësuar ekspozimin ndaj këtyre substancave toksike.