Loading...

Jemi shumë krenarë të njoftojmë se prej 2021, Laboratori Dr. Limbach Albania është i vetmi institucion mjekësor në Shqipëri që ofron rregullisht testin inovativ të CINtec® PLUS, një përparim i rëndësishëm në depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Ky test diagnostik tejet i avancuar është projektuar për të ndihmuar në zbulimin e kancerit të qafës së mitrës në fazë të avancuar, duke ofruar rezultate më të sakta për gratë dhe duke reduktuar rrezikun e kancerit invaziv.

Çfarë është CINtec® PLUS Test?

CINtec® PLUS është një test i zhvilluar nga Roche Diagnostics për të identifikuar gratë që janë në rrezik të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës. Ai funksionon duke zbuluar praninë e njëkohshme të dy biomarkerëve kryesorë (p16 dhe Ki-67) në qelizat e qafës së mitrës. Prania e këtyre markerëve, së bashku, është një tregues i fortë i ndryshimeve anormale në qeliza si dhe i ritmit të shpejtë të transformimit të tyre, që në këto raste nevojitet ndërhyrje e menjëhershme mjekësore. Kjo gjë e bën atë një mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit që ne iu ofrojmë pacienteve dhe reduktimin e procedurave të panevojshme pasuese si: kolposkopia eksplorative me biopsi etj.

  • p16: Prezenca e saj na tregon se qelizat mund të kenë bërë ndryshime anormale si rezultat i infeksionit persistent me Human Papilloma Virus (HPV). p16 është një markues i transformimeve qelizore të lidhura me zhvillimin e mundshëm të kancerit.
  • Ki-67: Një proteinë që tregon se qelizat janë duke u ndarë në mënyrë aktive, gjë që sugjeron për rritje anormale e zhvillim të mundshëm të kancerit dhe lezioneve pre-kancerogjene.

Përse është i rëndësishëm ky test?

Pap-Testet konvencionale kanë qenë një nga bazat kryesore të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, por ndonjëherë mund të japin rezultate fals pozitive ose negative. Testi CINtec® PLUS ofron një rezultat më të saktë duke identifikuar specifikisht qelizat që po avancojnë drejt kancerit, jo vetëm ato me ndryshime minimale. Zbulimi i këtyre proteinave me metoda imunocitokimike eshte nje tregues i CIN (Cervical intra-epithelial neoplasia) me nje potencial te lartë për progresion (perkeqësim) në 5 vitet e ardhshme në gratë HPV pozitive. Kjo u jep mjekëve klinicistë mundësinë për të qenë më të saktë në rekomandimet e tyre në lidhje me vendimet terapeutike të mëtejshme siç mund të jenë edhe ndërhyrjet kirurgjikale. 

Kush duhet ta bëjë këtë test?

Testi CINtec® PLUS është veçanërisht i dobishëm për gratë që kanë:

  • Rezultate pozitive në testin HPV-High Risk: Gratë që kanë rezultate pozitive për ndonjë nga llojet e HPV me risk të lartë do të mund të përcaktojnë nëse ky infektim me virusin e HPV ka shkaktuar ndryshime në qeliza.
  • Rezultate anormale të Pap-Testit: Në rastet kur rezultatet e Pap-Testit janë të paqarta apo me ndryshime sinjifikante, testi CINtec® PLUS ofron përcaktim  të qartë të diagnozës dhe riskut për zhvillime malinje (kancer).
  • Faktorë të lartë risku: Gratë me histori familjare të kancerit të qafës së mitrës ose ato me disa faktorë reziku për zhvillimin e tij mund të përfitojnë nga kjo formë e avancuar e testimit.

Përfitimet e CINtec® PLUS

  • Saktësi e shtuar diagnostike: Duke zbuluar p16 dhe Ki-67, testi ofron rezultate më të sigurta, duke minimizuar mundësinë e rezultateve fals negative ose mbidiagnostikimit.
  • Menaxhim më i mirë i pacientit: Zbulimi i hershëm nëpërmjet këtij testi nënkupton që sëmundja e qafës së mitrës në fazë të avancuar, mund të trajtohet më herët, duke reduktuar riskun e kancerit invaziv.
  • Reduktimi i procedurave të panevojshme: Falë saktësisë së tij, ky test mund të ndihmojë në parandalimin e terapive të panevojshme si psh. LEEP apo konizim, për ndryshime beninje ose të lehta.

Besoni Laboratorin Dr. Limbach për Depistimin e Avancuar të Kancerit të Qafës së Mitrës!

Në Laboratorin Dr. Limbach ne jemi të përkushtuar të qëndrojmë në të njëjtin hap të teknologjisë me kolegët tanë në Europë, për të përmirësuar diagnostikimin e grave në Shqipëri. Duke ofruar testin ThinPrep + CINtec® PLUS, ne synojmë të sigurojmë standardin më të lartë të kujdesit në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ekipi ynë mjekësor trajnohet periodikisht në laboratorin më të madh të Citologjisë në Gjermani: MVZ Zytologie und Molekularbiologie Frankfurt, pjesë e Grupit Limbach.
Kliko këtu për më tepër informacion në  lidhje me trajnimin tonë në Fankfurt!

Nëse keni pyetje ose dëshironi të rezervoni një takim, ju lutemi na kontaktoni në info@labor-limbach.al apo në numrat tanë të telefonit: +355 67 681 3058 , +355 4 452 2000 ose na vizitoni në ambjentet tona.

Merrni kontrollin e shëndetit tuaj sot me depistimin më të avancuar për kancerin e qafës së mitrës në Shqipëri!


Burimet:
Stoler MH., et al., (2011); Safaeian M., et al., (2021); Wright TC., et al., (2017), Wright TC., et al., (2021) 

Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©. Ky është artikull ekskluziv i Labor Dr. Limbach, që gëzon të drejtën e autorsisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

error: Kontenti është i mbrojtur!
×