Sëmundjet (infeksionet) seksualisht të transmetueshme (SST) janë sëmundje ngjitëse që transmetohen gjatë kontaktit seksual, qoftë vaginal, oral apo anal. Ato njihen prej antikitetit dhe sot përbëjnë një problem mbarëbotëror. Transmetimi i tyre ndodh përmes kontaktit me likide trupore të infektuara (spermë, sekrecione vaginale, gjak). SST-të mund të prekin këdo që është seksualisht aktiv.Prandaj duhet të vendoset prezervativi gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe të kontrollohen rregullisht partnerët për SST. Kujdes të veçantë rekomandohet për personat që kanë disa partner seksual. SST-të mund të shkaktojnë sëmundje kronike dhe madje infertilitet. Nëse detektohen heret, trajtohen pa lënë pasoja.
“Nëse nuk kam simptoma, nuk duhet të shqetësohem!”
Është e gabuar, sepse sëmundjet seksualisht të transmetueshme shpesh nuk manifestohen me simptoma dhe pacienti i infektuar mund t’i transmetojë infesionet pa e ditur njerëzve të tjerë gjatë marrëdhënieve seksuale. Zakonisht të infektuarit nuk paraqesin ankesa ose kanë vetëm ankesa të karakterit të përgjithshëm, jo shqetësuese. Megjithatë, mungesa e simptomave nuk do të thotë se nuk jeni të infektuar. Flisni me mjekun tuaj në mënyrë që të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë rrezikun tuaj individual.
A kanë kurim SST?
Pjesa më e madhe e SST-ve mund të kurohen. Sa më hershëm te zbulohen, aq më e mirë parashikohet prognoza e pacientit . Është e rëndësishme të informoni edhe partnerët tuaj seksualë në mënyrë që ato gjithashtu të trajtohen. Prezervativët duhet të përdoren gjatë marrëdhënieve seksuale gjatë kohës së trajtimit, pasi ekziston mundësia e riinfektimit.
Llojet e SST-ve:
- Vaginoza bakteriale
- Kandidoza (infeksione mykotike)
- Chlamydia trachomatis
- Neisseria gonorrhoeae
- Virusi i Hepatitit B dhe C (HBV dhe HCV)
- Herpes simplex virus 1 dhe 2 (HSV 1 dhe 2)
- Virusi i imunodeficiencës humane (HIV)
- Human papilloma virus (HPV)
- Mycoplasma spp dhe Ureaplasma spp
- Sifilizi
- Trichomonas vaginalis
A jam i/e rrezikuar?
Rreziku i infektimit me SST varet nga shumë faktorë, të tillë si:
- Mosha ≤ 25 vjeç.
- Ndërrimi i shpeshtë ose i shumëfishtë i partnerëve seksualë.
- Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura (pa prezervativ).
- Të kryesh marrëdhënie seksuale me partnerë nga vende me prevalencë të lartë të SST-ve.
- Punonjësit e seksit.
Shenjat dhe simptomat:
- Dhimbje gjatë urinimit.
- Rrjedhje të pazakonta vaginale, anale ose nga penisi, me erë të pakëndshme.
- Djegie dhe kruarje në zonën gjenitale.
- Dhimbje akute/kronike në pjesën e poshtme të barkut.
- Dhimbje apo gjakosje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
- Gjakderdhje ndërmenstruale.
- Ndryshimet në lëkurë: flluska, lytha, ulçerime në zonën anogjenitale ose në gojë që mund të bashkëshoqërohen me ënjtje të nyjeve limfatike.
- Tonsilit, vështirësi në gëlltitje.
- Ënjtje testikulare.
Diagnostikimi laboratorik
Multiplex PCR përdoret si panel për diagnoza klinike të dyshuara si p.sh:
- Uretriti/cerviciti
- Ulçera anogjenitale
- Vaginoza bakteriale
- Kultura bakteriale
- Mikroskopi direkte
- Serologji
Si mund ta mbroj veten?
1. Vaksinohu!
Vaksinimet mbrojnë kundër infeksioneve me hepatit B dhe HPV.
2. Kryej marrëdhënie seksuale të mbrojtura!
Gjithmonë gjatë seksit (përfshirë seksin vaginal, anal dhe oral) përdorni prezervativ. Flisni me partnerët tuaj seksual mbi seksin e sigurt dhe SST.
3. Ekzaminohu rregullisht për SST!
Kryeni kontrollet e duhura. Partnerët tuaj seksualë duhet gjithashtu te testohen.
Profilet ekzaminuese të rekomanduara:
STI Panel Small
Ky është paneli multiplex Polymerase-Chain-Reaction bazë i infeksioneve seksualisht të transmetueshme i ndërtuar nga departamenti i sëmundjeve infektive në laboratorin tonë qendror në Heidelberg të Gjermanisë. Kujdes! Në rast se mendoni se mund të jeni ekspozuar kontaktoni me një nga mjekët tanë ekspertë për të marrë një rekomandim unik për rastin tuaj.
Patogjenët e analizuar Indikacioni klinik
Mostrat e mundshme: 1 tampon cervikal/ 1 tampon uretral/ 1 tampon vaginal/ 2 ml urinë e porcionit të parë.
Chlamydia-trachomatis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Neisseria-gonorrhoeae-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Mycoplasma-genitalium-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Mycoplasma-hominis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Trichomonas-vaginalis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Ureaplasma-parvum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Ureaplasma-urealyticum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Kosto e testimit: 15.000 ALL
STI Panel Extended
Ky është paneli multiplex Polymerase-Chain-Reaction më i plotë i infeksioneve seksualisht të transmetueshme i ndërtuar nga departamenti i sëmundjeve infektive në laboratorin tonë qendror në Heidelberg të Gjermanisë. Kujdes! Në rast se mendoni se mund të jeni ekspozuar kontaktoni me një nga mjekët tanë ekspertë për të marrë një rekomandim unik për rastin tuaj.
Patogjenët e analizuar Indikacioni klinik
Mostrat e mundshme: 1 tampon cervikal/ 1 tampon uretral/ 1 tampon vaginal/ 2 ml urinë e porcionit të parë.
Chlamydia-trachomatis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Neisseria-gonorrhoeae-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Mycoplasma-genitalium-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Mycoplasma-hominis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Trichomonas-vaginalis-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Ureaplasma-parvum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Ureaplasma-urealyticum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Cytomegalie-Virus-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Hämophilus-ducreyi-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
HSV-Typ-1-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
HSV-Typ-2-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Lymphogranuloma-venereum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Treponema-pallidum-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Varizella-Zoster-Virus-DNA Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Kosto e testimit: 19.000 ALL
STI Panel Combined
Në këtë panel diagnostikimi të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përveç patogenëve të zakonshëm do të testohet në gjak për HIV, Hepatit B dhe Hepatit C. Ky panel rekomandohet të kryhet një herë në vit nga individët seksualisht aktivë me histori për më shumë se 1 partner seksual.
Testi Mostra Indikacioni Klinik
HIV 1, 2 Ag p24, Ab Combo 1 ml Serum Në rast suspektimi apo infeksioni të mundshëm me virusin HIV-1 ose HIV-2. Testi vlerëson praninë e njëkohëshme të antigenit dhe antikorpeve përkatëse.
HbsAg 1 ml Serum Diagnoza dhe vlerësimi i progonzës së hepatitit B akut dhe kronik
Anti-HCV 1 ml Serum Testi i përzgjedhur depistues për Hepatit C.
STI Panel Extended 1 tampon cervikal/ 1 tampon uretral/ 1 tampon vaginal/ 2 ml urinë e porcionit të parë. Indikohen kur janë suspekt sëmundjet seksualisht të transmetueshme , uretriti, vaginiti, prostatiti, cerviciti etj.
Kosto e testimit: 24.700 ALL
Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©. Ky është artikull ekskluziv i Labor Dr. Limbach, që gëzon të drejtën e autorsisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
[…] konsiderohet SST-ja me origjinë bakteriale më e zakonshme, e cila shkaktohet nga bakteri Chlamydia trachomatis. Mund […]