Sëmundja celiake (Celiakia) është një sëmundje autoimune, që prek njerëzit e predispozuar gjenetikisht. Konsumi i glutenit në personat me celiaki shkakton dëmtime serioze në zorrën e hollë gjë që çon në keqpërthithje të lëndëve ushqyese dhe potencialisht në një sërë çrregullimesh intestinale dhe ekstraintestinale.