Loading...

Thinprep (Citologjia Likuide): Një epokë e re për diagnozën e kancerit të qafës së mitrës!

Përse u krijua ThinPrep? 80 vite më parë Dr. George Papanicolau hodhi idenë se mund të depistojmë kancerin e qafës së mitrës nëpërmjet një strishe të qafës së mitrës, por studimet kanë treguar se kemi nevojë për teknologji të reja dhe teste të reja dhe se ndoshta pap-testi konvencional e ka kryer misionin e tij.

Në 1996 krijimi i Pap-Testit me ThinPrep e çoi suksesin e depistimit të kancerit të qafës së mitrës në të tjera lartësi. Deri më sot, ThinPrep është bërë Pap-testi më i përdorur në botë, me qindra studime të publikuara, peer-review,  tregojnë avantazhe të rëndësishme krahasuar me Pap-testin konvencional.

Krahasim Pap-Testi konvencional VS ThinPrep:

Pap-Testi Konvencional Thinprep
Marrja jo-korrekte e mostrës, gabimet në fiksim dhe preanalitikë Minimizim i gabimeve në preanalitikë, fiksim i menjëhershëm në mediumin likuid të ThinPrep
Prezenca e pakët e qelizave mbi bazën e të cilave gjykohet Mundëson një përzgjedhje përfaqësuese të qelizave me rëndësi diagnostike pasi të gjitha qelizat e marra transferohen në mediumin likuid.
Pamundësi për të vlerësuar qartë qelizat cervikale për shkak të mbivendosjes së gjakut, mukusit apo inflamacionit Nuk ka mbivendosje të shtresave qelizore, nga emri: Thin (hollë) Prep (përgatitja), prerja ndodh në shtresa të holla duke sjellë vlerësimin unik të secilës shtresë.

Mënyra e marrjes së ThinPrep:

Marrja e mostrës është në të njëjtin pozicion si pap-testi konvencional, në krevatin gjinekologjik, pozicioni supin dorsal litotomik. Ndryshimi qëndron në furçat e postashme specifike për ThinPrep të cilat kanë fije të buta silikoni me të cilat merret material si nga ekto edhe nga endo-cerviksi. ThinPrep nuk ndikohet nga prezenca e gjakut, mukusit, sekrecioneve, baktereve apo inflamacionit. Rekomandimet tona në lidhje me parapërgatitjen i gjeni në këtë link.

Analizimi automatik:

ThinPrep është Pap-Testi më i përdorur në botë edhe për arsyen se analizimi është i automatizuar duke ulur riskun për gabim njerëzor në pothuajse 0. Pas marrjes së mostrës ajo kalon 2 nivele të ndryshe proçesimi dhe filtrimi përpara se të ngjyroset. Proçesimi sjell ”pastrimin” e mostrës nga gjaku, mukusi dhe papastërti të tjera dhe përzien në mënyrë homogjene që të sigurojë analizimin e mëtejshëm të të gjitha qelizave me sinjifikancë klinike. Filtrimi është ai që siguron analizimin në shtresa të holla të qelizave të marra. Të gjitha proçeset e ngjyrimit janë gjithashtu të automatizuara.

Risi: Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) tek ThinPrep:

Prej 2020 në laboratorin tonë të citologjisë në Frankfurt po përdoret inteligjenca artificiale për të identifikuar qelizat atipike apo anormale në mostrat e pacienteve. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm sensitivitetin e ThinPrep në dallim nga pap-testi konvencional. Software i AI skanon të gjithë materialin qelizor, identifikon lezionet dhe i stadifikon ato sipas nomenklaturës së Munich III. I gjithë ky informacion i parashtrohet në fund mjekut gjinekolog të subspecializuar në citologji të cerviksit për t’i dhënë konfimimin e fundit. Çdo paciente që kryen ThinPrep pranë Laboratorit Dr. Limbach merr edhe rekomandimin unik mbi rastin e saj të konsultuar me departamentin e gjinejkologjisë në Limbach Gruppe.

Një mostër: Shumë mundësi testimi!

  • HPV

Efikasiteti më i madh që ofron Thinprep është mundësia e Ko-testimit, testimi i njëkohshëm, me një marrrje të vetme mostre dhe vetëm një kampioni citologjik të cerviksit edhe të pranisë së ADN-së së Human Papilloma Virusit dhe tipizimit të Tipeve High Risk 16/18 dhe 12 Tipet duke ofruar një pasqyrë më të gjerë të gjendjes së pacientes. 

Kujdes! Testi I tipizimit të HPV duhet të jetë FDA-approved. Nëse testi nuk është FDA approved atëherë ai nuk duhet të përdoret për diagnostikim tek pacientët!

Testi i vetëm FDA approved për tipizimin e HPV-High Risk kryhet vetëm tek Laboratori Dr. Limbach Albania.

Kliko për të parë videon mbi HPV.

  • Chlamydia Trachomatis

Mediumi likuid i ThinPrep të ofron mundësinë e testimit  me PCR (Polymerase Chain Reaction) të ADN-së së C.Trachomatis. Është i njohur fakti që praa. nia e një IST (Infeksioni Seksualisht të Transmetueshëm) të rrit rriskun për IST të tjera. Testimi për klamidia ka një sinjifikancë të veçantë për vetë faktin se është IST bakteriale më e shpeshtë, por nga ana tjetër edhe nga format asimptomatike. Pasojat e një infeksioni të heshtur me klamida janë të shumta, bllokimi i tubave të fallopit tek gratë dhe infertiliteti si tek burrat edhe gratë janë disa prej tyre. Andaj edhe testimi i tyre është me rëndësi.

  • Markuesit prognostikë: p16, Ki67


Thinprep prognostic marker

p16 është një proteinë që normalisht frenon ciklin qelizor, e cila në mënyrë paradoksale mbishprehet kur qelizat transformohen nga HPV-High Risk. Zbulimi i kësaj proteine me metoda imunocitokimike është një tregues i CIN (Cervical intra-epithelial neoplasia) me një potencial të lartë për progresion (përkeqësim) në 5 vitet e ardhshme. Por, prania e p16 edhe në qelizat normale mund të komplikojë përdorimin e saj diagnostikues prandaj nevojitet ngjyrosja shtesë me biomarkerin Ki-67 për të rritur specificitetin e testit.

Me ngjyrosjen e dyfishtë p16/Ki-67, të dy markuesit përcaktohen në të njëjtën kohë. Ky test do të konsiderohet pozitiv vetëm nëse të dyja ngjyrimet detektohen automatikisht në të njëjtën qelizë.

Në studimin prospektiv të randomizuar PALMS (Primary – ASC-US – Low-SIL – Marker) u vu re se në krahasim të drejtpërdrejtë, ndjeshmëria e ngjyrosjes së dyfishtë p16/Ki-67 për CIN2+ ishte dukshëm më e lartë (90.1%) se ajo e citologjisë me pap-test konvencional (66.4%).

Në këtë mënyrë ne identifikojmë gratë me HPV-High Risk që janë të prirura të bëjnë përkeqësime në lezionet e qafës së mitrës.


Copyright 2023 nga Laboratori Dr. Limbach Albania, Limbach Laboratory Network ©. Ky është artikull ekskluziv i Labor Dr. Limbach, që gëzon të drejtën e autorsisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

error: Kontenti është i mbrojtur!
×